Aguero shprehet i lumtur që më në fund debutoi për Barcelonën

  • S.A /
  • 18 October 2021 - 11:28
Aguero shprehet i lumtur që më në fund debutoi për Barcelonën

Sulmuesi Sergio Aguero shijoi minutat e tij të para me fanellën e Barcelona. Ai debutoi zyrtarisht mbrëmë, në fitoren 3-1 kundër Valencia. Argjentinasi theksoi: “Jam shumë i lumtur për debutimin. Mezi e prisja këtë moment, por fitorja ishte gjëja më e rëndësishme”. Argjentinasi pranoi se u befasua nga tifozët: “Më kanë emocionuar, ka qenë e pabesueshme të dëgjoja tifozët që këndonin në kor ‘Kun, Kun’. Unë do të duhet të mësohem me atë këngë. Shpresoj që tifozët të kënaqen me lojën time”.

Sulmuesit veteran iu desh të priste disa muaj para se të debutonte. Për këtë pjesë, argjentinasi shtoi: “Ka shumë më tepër vuajtje jashtë fushe. Edhe unë doja të isha atje, me shokët e skuadrës, por dëmtimi kërkonte durim. Ekipit i duhej pushimi për të fituar besimin dhe kjo frymë u vu re sonte”.

Së fundi, ai nënvizoi: “Ansu është një lojtar mjaft i ri dhe ka shumë për të provuar. Unë jam shumë i lumtur, sepse e kemi atë këtu dhe duhet të përfitojmë nga kjo. Ne duhet ta ndihmojmë që të vazhdojë të tregojë talentin që ka”.

(Kosova Sot Online )