Gjigantët evropianë pas Haalandit

  • S.A /
  • 21 October 2021 - 13:44
Gjigantët evropianë pas Haalandit

Reali, Bayerni, PSG-ja e Man City synojnë ta transferojnë sulmuesin e rrezikshëm të Dortmundit

Erling Haaland është futbollisti më i kërkuar në Evropë i momentit.

Sulmuesi norvegjez po shkëlqen në fanellën e Borussia Dortmundit në dy sezonet e fundit.

Dhe, kjo ka bërë që gjigantët e futbollit evropian të mundohen ta transferojnë atë.

E përditshmja spanjolle “AS” raporton se interesim për Haalandin kanë shfaqur Real Madridi, Bayern Munichu, Paris Saint-Germaini dhe Manchester City, përcjell .

Mbetet të shihet se cilin prej këtyre klubeve e preferon ish-futbollisti i Salzburgut.

Dortmundi është i vetëdijshëm që ky mund të jetë sezoni i fundit i Haalandit në fanellën Verdhezi.

Klubi gjerman ndërkohë i kërkon së paku 100 milionë euro për 21 vjeçarin.

(Kosova Sot Online )