Klopp e quan të çmendur dhe të papritur fitoren e Liverpoolit 5:0 kundër Manchester Unitedit

  • S.A /
  • 25 October 2021 - 08:50
Klopp e quan të çmendur dhe të papritur fitoren e Liverpoolit 5:0 kundër Manchester Unitedit

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, e ka përshkruar si të papritur dhe të çmendur triumfin 5:0 të skuadrës së tij kundër Manchester Unitedit të dielën në Old Trafford.

Mohamed Salah shkëlqeu duke shënuar het-trik, ndërsa Naby Keita dhe Diogo Jota shënuan nga një herë tjetër në fitoren më bindëse të skuadrës së Kloppit ndaj Unitedit. Kjo ishte fitorja më e madhe e Liverpoolit në Old Trafford.

Klopp e përshkroi si ditë të madhe të dielën dhe si një kapitull të ri në historinë e klubit.

“Është vërtet një ditë e mirë, një ditë e madhe. Ky është një kapitull i ri në historinë e këtij klubi”, tha Klopp pas ndeshjes.

Ai shtoi: “Njerëzit do të flasin për këtë në të ardhmen, sepse kjo nuk do të ndodhë përsëri për një kohë shumë të gjatë, ndoshta kurrë”.

“Rezultati është i çmendur. Fitore e veçantë po ne nuk festojmë si të çmendur, sepse ne e nderojmë kundërshtarin tonë”, nënvizoi ai.

Liverpooli mbetet ekipi i vetëm i pamposhtur këtë sezon në Premierligë dhe tani mbledh 21 pikë në vendin e dytë, vetëm një më pak se lideri Chelsea.

(Kosova Sot Online