Solskjaer po e humb besimin e lojtarëve

  • A.P /
  • 25 October 2021 - 20:19
Solskjaer po e humb besimin e lojtarëve

Presioni ndaj trajnerit të Manchester Unitedit po rritet pas humbjes turpëruese 5:0 ndaj Liverpoolit në “Old Trafford”.

Disa nga lojtarët e Manchester Unitedit po e humbin besimin me menaxhmentin e klubit dhe stafit e trajnerëve, teksa rezultatet e dobëta po vazhdojnë, raporton Goal.

Humbja e thellë prej 5:0 e ka rritur edhe më shumë presionin ndaj Ole Gunnar Solskjaer me Manchester Unitedin që tani gjendet në pozitën e shtatë në Premierligë, tetë pike prapa liderit dhe me vetëm një pike të fituar nga katër ndeshjet e fundit në ligë.

Solskjaer tha të dielën se disfata ishte një nga “ditët e tij më të errëta”, por u zotua të shikojë përpara dhe të vazhdojë ndërsa përgatiten për t’u përballur me Tottenham të shtunën.

Ai është në kërkim të një reagimi nga lojtarët e tij teksa udhëtojnë në White Hart Lane përpara një përballjeje në Ligën e Kampionëve kundër Atalantës dhe një ndeshje të vështirë kundër Manchester Cityt para pushimit të ardhshëm ndërkombëtar.

(Kosova Sot Online)