Koeman: Pavarësisht humbjeve, ne jemi duke u përmirësuar

  • A.P /
  • 26 October 2021 - 15:14
Koeman: Pavarësisht humbjeve, ne jemi duke u përmirësuar

Barcelona nuk po kalon periudhë të mirë dhe nuk po ndahet nga rezultatet negative.

Momentalisht, katalonasit gjenden në pozitën e nëntë në tabelë me 15 pikë gjithsej.

Në konferencën për media, para ndeshjes së nesërme me Rayo Vallecanon, trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman tha se klubi i tij po shkon drejt përmirësimit.

“Ne jemi duke u përmirësuar. Nuk duhet të shikojmë një rezultat, megjithëse e kuptoj zhgënjimin e humbjes nga Madridi. Dua të shijoj atmosferën që ishtë në stadium, por pranoj se gjërat varen nga rezultatet”, shprehet tekniku holandez.

Gjithashtu në konferencën para mediave 58-vjeçari u pyet nga gazetarët nëse Barcelona është në një kohë të vështirë për shkak të rezultateve të marra, kryesisht ndaj skuadrave të mëdha në letër, tekniku holandez thekson se presioni tek skuadrat e mëdha është gjithmonë i pranishëm.

“A jeni në një kohë të vështirë? Varet nëse fiton apo jo, në skuadrat më të mëdha ka më shumë presion. Ancelotti ka qenë në shumë klube dhe ai e di atë në mënyrë përfekte, ai di ta mbajë atë dhe po, kemi folur për këtë dhe ai më inkurajoi”, u shpreh Koeman

“Nesër do të përballemi me Rayo, një rival që na i bëri gjërat të vështira sezonin e kaluar në Copa del Rey. Ne duhet të vazhdojmë në përputhje me ndeshjet e fundit në të cilat kemi bërë gjërat mirë”, deklaroi Koeman. 


(Kosova Sot Online)