Lexoni edhe:
Rezultati përfundimtar, këto janë votat në Prishtinë
Dairon Asprilla e ka shënuar një gol të jashtëzakonshëm me gërshërë jashtë zonës së 16-metërshit në takimin e MLS-së mes Portland Timbers dhe San Jose Earthquakes të mërkurën mbrëma.
Timbers u ngjit në vendin e katërt në tabelën e Konferencës Perëndimore pas fitores 2:0 në shtëpi, falë golave nga Diego Chara dhe Asprilla.
Rezultati përfundimtar, këto janë votat në PrishtinëLexoni edhe:
Goli mahnitës i Asprillas në pjesën e dytë do të jetë favorit për golin më të mirë të sezonit pa dyshim.
Sulmuesi 29-vjeçar është në mesin e golashënuesve më të mirë në MLS me 10 gola në 32 ndeshje.
Asprilla e shfrytëzoi një gabim trashanik të portierit JT Marcinkoëski, të cili i rrëshqiti topi nga dora dhe përfundoi jashtë zonës, ku Asprilla i kthyer me shpinë kah porta e ndali atë dhe shënoi në mënyrë akrobatike.
Are you kidding?! ?
— Major League Soccer (@MLS) October 28, 2021
Dairon Asprilla with a spectacular finish! pic.twitter.com/2qHuvHIGs0
(Kosova Sot Online )