Pamje: Nedved shpërthen ndaj presidentit dhe lojtarëve pas humbjes së Juventusit kundër Sassuolos

  • S.A /
  • 28 October 2021 - 12:40
Pamje: Nedved shpërthen ndaj presidentit dhe lojtarëve pas humbjes së Juventusit kundër Sassuolos

Zëvendëspresidenti i Juventusit, Pavel Nedved, mbeti plotësisht i mllefosur nga humbja e bardhezinjve ndaj Sassuolos dhe u largua nga tribunat duke i bërtitur presidentit Andrea Agnelli.

Juventusi u mposht 2:1 nga Sassuolo në Allianz Stadium të mërkurën, që ishte disfata e tretë në 10 ndeshjet e para në Serie A këtë sezon. Si pasojë, bardhezinjtë ngelin hic më pak se 13 pikë mbrapa lideri Milan në renditjen tabelore.

Po ashtu, kjo ishte humbja e dytë në stadiumin e vet këtë sezon.

Nedved, ish-fitues i Topit të Artë si lojtar i Juves, u largua nga tribunat duke bërtitur dhe u duk sikur iu drejtua edhe presidentit Agnelli, i cili po pinte cigare dhe nuk reagoi.

Juventusi është i 7-ti në tabelën e Serie A me 15 pikë nga 10 ndeshje. Të dielën do të përballet me Veronën në udhëtim dhe pastaj do ta presë Fitorentinën në Torino. 

(Kosova Sot Online )