Vinicius: S’ka rëndësi sa fitoj, dua rinovimin me Realin

  • A.P /
  • 01 November 2021 - 22:10
Vinicius: S’ka rëndësi sa fitoj, dua rinovimin me Realin

Vinicius: S’ka rëndësi sa fitoj, dua rinovimin me Realin

Mospërzgjedhja për ndeshjet e nëntorit të Brazilit ishte një zhgënjim, por Vinicius Jr thjesht po fokusohet të vazhdojë të përmirësohet në Real Madrid dhe sulmuesi ka pranuar se dëshiron të rinovojë kontratën me gjigantët spanjollë.

Ai është aktualisht një nga futbollistët më në formë për momentin, teksa Vini po e shpërfaqë potencialin e madh që ka ndeshje pas ndeshje për “Los Blancos, 

I pyetur rreth rinovimit të kontratës, ai tha se dëshiron të qëndrojë në Real Madrid për një kohë të gjatë.

“Sigurisht që dua të rinovoj. Dua të qëndroj këtu për një kohë të gjatë, por jam shumë i qetë me të gjitha këto, në kohën e duhur. Kontrata që kam është ende ajo e kur isha 16 vjeç, nuk ka rëndësi se kur do të rinovoj, sa do të fitoj, ajo që ka rëndësi është kënaqësia e të qenit në ekipin më të mirë në botë. botë.”

Real Madridi është shumë i vetëdijshëm se rinovimi i ardhshëm i Vinicius Jr do të jetë i madh, megjithëse ai aktualisht është i kontraktuar me klubin deri në vitin 2025 me një nga pagat më të ulëta në skuadrën e parë. 

(Kosova Sot Online)