Lewandowski shënon arritje të madhe në Ligën e Kampionëve, me het-trikun ndaj Benficas

  • S.A /
  • 03 November 2021 - 08:50
Lewandowski shënon arritje të madhe në Ligën e Kampionëve, me het-trikun ndaj Benficas

Robert Lewandowski e ka shënuar paraqitjen e 100-të në Ligën e Kampionëve me një het-trik, duke i ndihmuar Bayern Munichut ta kalojë fazën grupore. Sulmuesi polak i shënoi tri prej pesë golave në fitoren e Bayernit 5:0 kundër Benficas të mërkurën në Allianz Arena. Kjo ishte paraqitje e 100-të e Lewandowskit në garën elitare evropiane dhe ai nuk dëshpëroi si gjithmonë, duke shkëlqyer plotësisht. Bayerni u bë ekipi i parë që kalon në fazën e eliminimit direkt të garës së këtij sezoni.

Në përgjithësi, Lewandowski i ka 81 gola në 100 ndeshje në Ligën e Kampionëve, që nënkupton se ai është njëri prej sulmuesve më frytdhënës në këtë garë. 32-vjeçari ngel mbrapa vetëm Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit, të cilët i kanë nga 139 dhe 123 gola përkatësisht. Por Ronaldo i ka 180 paraqitje në Ligën e Kampionëve, ndërsa Messi 152 paraqitje. Po ashtu, Lewandowski i prin garës së golashënuesve të këtij edicioni me 8 gola në katër ndeshje.

(Kosova Sot Online )