Rikthimi i bujshëm tek Barcelona, ky është ndikimi i jashtëzakonshëm i Xavit në rrjete sociale

  • S.A /
  • 11 November 2021 - 16:20
Rikthimi i bujshëm tek Barcelona, ky është ndikimi i jashtëzakonshëm i Xavit në rrjete sociale

Ish-asi dhe trajneri aktual i Barcelonës, Xavi Hernández, shkaktoi një reagim masiv në audiencën dixhitale të klubit. Rikthimi i tij prodhoi një valë të madhe optimizmi dhe mediat sociale të klubit pasqyruan të njëjtën ndjenjë. Imazhi që lajmëroi ardhjen e trajnerit nga Katari gjeneroi 50 milionë shikime, transmeton GazetaBlic Sport. Në Instagram, numri i përgjithshëm i shikimeve të përmbajtjes që njoftoi rikthimin e tij i kalon 60 milionë. Imazhi që kombinoi Xavin futbollist, me Xavi, trajner, gjeneroi 50 milionë shikime në Twitter, Facebook dhe Instagram.

Në TikTok, video për hyrjen e tij në Camp Nou u pa 16 milionë herë në 48 orët e para. Në YouTube, shifrat nuk ishin të ndryshme, pasi arritën një kulm prej 108 mijë personash duke parë njëkohësisht videon e prezantimit, në një total prej më shumë se 1 milion shikimesh. Në kohën e tanishme, vetëm largimi i yllit argjentinas Lionel Messi kishte krijuar kaq shumë ndërveprim.

(Kosova Sot Online  )