Zvicra ia zgjat kontratën trajnerit Yakin, pas kualifikimit në Botëror

  • S.A /
  • 16 November 2021 - 12:20
Zvicra ia zgjat kontratën trajnerit Yakin, pas kualifikimit në Botëror

Zvicra ia ka zgjatur kontratën trajnerit Murat Yakin, pas suksesit që e arriti, duke u kualifikuar në Kampionatin Botëror që mbahet vitin e ardhshëm në Katar.

Erdhi me skepticizëm në ekipin kombëtar të Zvicrës, pas suksesit historik që Petkovic e arriti në Evropian, por Murat Yakin e dëshmoi se e meriton pozitën e përzgjedhësit duke e dërguar Shaqirin me shokë në Kupën e Botës “Katari 2022”.

Me këtë kualifikim, kontrata e Yakin u zgjat automatikisht deri në vitin 2024, pasi arriti që të siguronte kualifikimin në Botëror, duke lënë në play-off kampionin aktual të Evropës, Italinë.

Këtë e konfirmoi vet trajneri Yakin në konferencën për media pas fitores dhe kualifikimit mbrëmë.

Murat Yakin ka përqindje më të mirë se trajnerët paraardhësit e tij me 2.14 pikë për ndeshje.

(Kosova Sot Online  )