Shantazhoi shokun e skuadrës me video intime, gjykata dënon yllin e Real Madrid

  • S.A /
  • 24 November 2021 - 15:30
Shantazhoi shokun e skuadrës me video intime, gjykata dënon yllin e Real Madrid

Ylli i Real Madridit, Karim Benzema është shpallur fajtor për komplot për të shantazhuar kolegun e tij Mathieu Valbuena me një kasetë që përmbante video intime.

Futbollisti francez ishte një nga pesë personat në gjyq në Versajë, afër Parisit, për tentativën për zhvatje të vitit 2015 për një video seksualisht eksplicite që ishte vjedhur nga telefoni i Valbuena.

Benzema pretendoi se ai po përpiqej vetëm të ndihmonte lojtarin e tij, kur ai iu afrua atij në lidhje me kasetën e seksit në qendrën stërvitore të skuadrës franceze në tetor 2015 dhe i tha atij se mund ta ndihmonte të gjente dikë për të ‘menaxhuar’ çështjen e videos.

Por gjatë dënimit këtë mëngjes, Benzema u dënua me një vit me kusht dhe një gjobë 75,000 euro nga gjyqtari, në një dënim më të ashpër se ai i kërkuar nga prokurorët.

Kur gjyqi përfundoi muajin e kaluar, prokurorët kishin kërkuar që Benzema, i cili nuk ishte i pranishëm gjatë procesit gjyqësor, t’i jepej një dënim me kusht 10 muaj dhe një gjobë prej 75,000 euro.

Dënimi maksimal që mund të kishte marrë ish-sulmuesi i Lyon ishte një dënim pesë-vjeçar dhe 90,000 € gjobë.

Avokati i Benzemas tha se lojtari do të apelojë kundër vendimit.

Benzema, i cili kishte mohuar çdo akuzë, nuk ishte në gjykatën e Versajës. Ai do të luajë për klubin spanjoll kundër skuadrës moldave Sheriff Tiraspol më vonë gjatë ditës.Në një intervistë me hetuesit në vitin 2015, Benzema mohoi përfshirjen, duke thënë se nuk kishte nevojë ta bënte diçka të tillë.

(Kosova Sot Online )