Munishi pas triumfit në derbi: Dritës i shënuam vetëm një gol sepse na respektoi, fitoren ia dedikojë tifozëve

  • S.A /
  • 25 November 2021 - 16:07
Munishi pas triumfit në derbi: Dritës i shënuam vetëm një gol sepse na respektoi, fitoren ia dedikojë tifozëve

Trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi është shprehur i lumtur me fitoren ndaj Dritës në derbin e zjarrtë lokal të vlefshëm për javën e 15-të në BKT Superligën e Kosovës.

Gjilani ka fituar me rezultat minimal 1-0 ndaj Dritës në ndeshjen derbi, teksa goli i vetëm u shënua nga Albert Dabiqaj (48’).

Kjo fitore e ka gëzuar trajnerin Munishi, i cili fitoren ka vendosur t’ia dedikojë tifozëve të ekipit “Skifterave”.“Është një kënaqësi e madhe dhe këtë fitore ia dedikojmë tifozëve. Ne si ekip kemi treguar fuqi të madhe këtë sezon në Superligë, edhe në situata të vështira në fillim por edhe tani që jemi stabilizuar”, ka thënë fillimisht Munishi pas ndeshjes.

“Kundërshtari është me të vërtetë i mirë, ka lojtarë të mirë, por ne me qasjen e lojës kemi neutralizuar disa lojtarë të tyre”.“Unë vijë nga një niveli tjetër i lartë i futbollit, vetëm varet kundërshtari sepse i përshtatëm edhe Barcelonës kur e kam skuadrën mirë dijë edhe pesë gola me i shënu”.

“Megjithatë sot kundërshtari na ka respektuar dhe vendosëm me i shënu vetëm një gol. Në “Fadil Vokrri” i shënuam dy sepse nuk na ka respektuar”, përfundoi trajneri i Gjilanit. 

(Kosova Sot Online  )