A do të jetë gati Ansu Fati për Bayernin? Tregon Xavi

  • S.A /
  • 26 November 2021 - 14:08
A do të jetë gati Ansu Fati për Bayernin? Tregon Xavi

Xavi Hernandez mendon se Ansu Fati mund të jetë gati për ndeshjen më të rëndësishme të sezonit për Barcelonën, atë kundër Bayern Munich.

Barcelona rrezikon kualifikimin në rast se humbasin ndaj gjermanëve dhe nëse Benfica fiton kundër Dinamos së Kievit. Andaj, Barçës i duhet patjetër Ansu Fati, që dita ditës po bëhet mirë e më mirë.

“Shenjat janë pozitive. Do të shohim nëse do të rrezikojmë apo jo”, u shpreh Xavi.

Ai tha se rikuperimi po shkon mirë dhe Fati po punon shumë për t’u rikthyer sa më parë.

Sfida mes Bayern dhe Barcelonës zhvillohet në “Allianz Arena”  më 8 dhjetor në orën 21:00.

(Kosova Sot Online )