Theo s’po mendon për Parisin, i qëndron besnik Milanit

  • E.K /
  • 27 November 2021 - 17:10
Theo s’po mendon për Parisin, i qëndron besnik Milanit

Theo do të vazhdojë ta veshë fanellën e Milanit.

Milan, nga frika se do të humbasë Theon sikur Gianluigi Donnaruman e Hakan Calhanoglun, ka nisur bisedimet për rinovimin e kontratën me mbrojtësin e majtë, ashtu si edhe me mesfushorin Franck Kessie.

Duke parë formën e Theos, kuqezinjtë janë të detyruar t’i ofrojnë një rritje të pagës.

Ndaj, oferta në tavolinë për francezin është 4 milionë euro deri në vitin 2026.

Në fakt, pretendimet e Theo shkojnë deri në 5 milionë euro, por duket se ka optimizëm pasi kuqezinjtë vlerësojnë dëshirën e lojtarit për të qëndruar dhe mund ta rrisin edhe pak më shumë ofertën nëpërmjet bonuseve të ndryshëm.

Sido që të jetë, e lehtë s’do të jetë aspak, sepse për lojtarin kohë pas kohë ka shfaqur interesim PSG-ja, klub që pa u menduar dy herë do t’i jepte mbi 10 milionë euro pagë vjetor.

24-vjeçari është pjesë e Milanit që nga viti 2019. Ai deri më tani ka bërë 95 paraqitje dhe ka shënuar 16 gola.

(Kosova Sot Online)