Lexoni edhe:
Xhelal Mziu: Më thonë “pa shkollë”, por kam Doktoraturë dhe po mbroj titullin “Asistent Profesor”
Ronaldo u largua në fund të ndeshjes ndaj Arsenalit, sfidë në të cilën shënoi dy gola. Aty lindi dyshimi se ka disa shqetesime.
Në debutimin e tij në stolin e Manchester United, nesër kundër Crystal Palace, Ralf Rangnick mund të detyrohet të bëjë pa Cristiano Ronaldon.
Siç raporton Sun , prania e CR7 është në dyshim për shkak të një shqetësimi në gju. Problemi duket se ka lindur gjatë festimit të golit të dytë ndaj Arsenalit.
Asnjë komunikim zyrtar për këtë çështje, por ka mundësi që ish-lojtari i Juventus-it të kursehet në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Ronaldo u largua në fund të ndeshjes ndaj Arsenalit, sfidë në të cilën shënoi dy gola.
Ai kapi shifrën e 800 dhe 801 golave në karrierë, më shumë se cdo lojtar tjetër.
Deri më tani këtë sezon, CR7 ka shënuar 12 gola me Unitedin, në 17 paraqitje – ka dhuruar edhe dy asiste.
(Kosova Sot Online )