Gabon Chelsea, City dhe Liverpooli në festë

  • S.A /
  • 04 December 2021 - 16:29
Gabon Chelsea, City dhe Liverpooli në festë

Chelsea ka gabuar në udhëtim te West Ham United, cka do të thotë se Manchester City dhe Liverpooli mund t’i kalojnë Blutë në renditje.Në xhiron e 15 në Premierligë, Blutë janë mundur 3-2 në udhëtim te West Ham United.

Chelsea kaloi dy herë në epërsi në këtë takim me golat e Silvas dhe Mount, por West Ham barazoi me golat e Lanzini dhe Bowen.

Derisa Blutë po kërkonin sërish golin e epërsisë dhe të fitores, ndodhi e kundërta.

A. Masuaku shënoi nëj gol të bukur për 3-2 në minutën e 87’, gol që ka mundur të evitohet me një intervenim më të mirë të Mendy.

Sido që të jetë, City dhe Liverpooli tani kanë rastin ta zbresin Chelsean në pozitën e tretë nëse i fitojnë sfidat e tyre.

(Kosova Sot Online )