Shorti i Ligës së Kampionëve i vë përballë Messin dhe Ronaldon

  • E.K /
  • 13 December 2021 - 13:06
Shorti i Ligës së Kampionëve i vë përballë Messin dhe Ronaldon

Shorti i fazës së eliminimi direkt në Ligën e Kampionëve i ka vënë përballë Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messin përsëri, pasi Paris Saint-Germain do të takohet me Manchester Unitedin.

Paris Saint-Germain kundër Manchester Unitedit është përballja më interesante e 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve, pas shortit të hedhur të hënën në Nyon.

Messi dhe Ronaldo u takuan për herë të fundit në Ligën e Kampionëve në fazën grupore në vitin 2020, kur argjentinasi po luante për Barcelonën, ndërsa portugezi për Juventusin.

Kjo do të jetë hera e pestë që ata do të përballen në Ligën e Kampionëve.

Ky do të jetë takimi i tyre i parë në rrethanat e reja për të dy. Ronaldo i ka shënuar gjashtë golave për Unitedin në fazën grupore, ndërsa Messi pesë gola për PSG-në.

Ndërkohë, përballje tjetër shumë e fortë në rrethin e 16 më të mirëve do të jetë ajo mes Bayern Munich dhe Atletico Madrid.

Kampioni në fuqi Chelsea do të përballet me Lille në përprekje për ta mbrojtur kurorën.

Real Madridi do të përballet me Benfican, ndërkohë që Interi rikthehet në fazën e eliminimit direkt pas një dekade dhe takohet me Ajaxin.

Këto janë çiftet e plota të 1/8 së finales:

Benfica – Real Madrid

Villarreal – Manchester City

Atletico Madrid – Bayern Munich

Salzburg – Liverpool

Inter – Ajax

Sporting – Juventus

Chelsea – Lille

PSG – Manchester United

(Kosova Sot Online)