Pas Xhakës, edhe Aubameyang pritet ta humbë shiritin e kapitenit në Arsenal

  • S.A /
  • 14 December 2021 - 11:19
Pas Xhakës, edhe Aubameyang pritet ta humbë shiritin e kapitenit në Arsenal

Pierre-Emerick Aubameyang mund të humbasë shiritin e kapitenit, për shkak të shkeljes së rregullave në mënyrë të përsëritur.

Sulmuesi nuk ishte pjesë e skuadrës për ndeshjen e fundjavës së shkuar me Southampton, për shkak disiplinor, me trajnerin Mikel Arteta i cili ka rënë në hall me Aubameyang.

Vetë trajneri e zbuloi diçka të tillë, duke konfirmuar sjelljen jo të përshtatshme të kapitenit, në të tilla rrethana, Arsenal jo vetëm mund të heqë shiritin e kapitenit, por mund të vendosë që të mendojë për largimin e tij që në merkaton e janarit.

Kapiteni duhet të jetë një lider si në fushë dhe jashtë saj dhe sjellja e 32-vjeçarit nuk është pëlqyer nga drejtuesit, të cilët me shumë gjasa mund të marrin vendimin për t’i hequr shiritin që në takimin me Ëest Ham, gjithnjë nëse Mikel Arteta do ta përfshijë në skuadrën e tij.

Aubameyang ka shënuar 4 gola në 14 ndeshjet e deritanishme, por kontributi i tij ka qenë i padiskutueshëm në këtë edicion dhe largimi i francezit mund të krijojë një gropë për “topçinjtë” në repartin e sulmit.

Kjo nuk është hera e parë që Aubameyang bëhet problem për shkeljen e tij jashtë fushe, pasi dhe në muajin mars e njëjta situatë u krijua me sulmuesin. Mbetet për tu parë nëse do të marrë një zgjidhje kjo situatë e krijuar apo merkato e janarit do të jetë dhe hapësira e largimit të Aubameyang nga Arsenal.

Kujtojmë që përpara Aubameyang, shiritin e kapitenit te Arsenal e ka mbajtur edhe Granit Xhaka, i cili pati një përplasje me tifozët dhe pikërisht për këtë arsye, drejtuesit vendosën “t’i heqin gradat”.

(Kosova Sot Online )