Azpilicueta dëshiron të mbetet në Chelsea

  • S.A /
  • 21 December 2021 - 14:36
Azpilicueta dëshiron të mbetet në Chelsea

Futbollisti spanjoll e ka në mendje vetëm kampionin evropian edhe pse ka ofertë nga Barcelona

Cesar Azpilicueta dëshiron të qëndrojë në Chelsea.

Futbollisti spanjoll madje synon të luftojë për një vend titullari tek “Blues”.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi britanik “The Athletic”.

Përfaqësuesi spanjoll ka ofertë nga Barcelona, por në mendjen e tij është vetëm kampioni aktual evropian.

Atij do t’i skadojë kontrata në fund të këtij sezoni.

Sidoqoftë, ai po shpreson që t’i ofrohet një kontratë afatgjate në “Stamford Bridge”, ku do të preferonte ta mbyllë edhe karrierën.

32 vjeçari ka fituar gjithçka të mundshme me “Të Kaltrit”. 

(Kosova Sot Online )