Nga 28 dhjetori në Gjermani ndeshjet do të zhvillohen me dyer të mbyllura

  • E.K /
  • 21 December 2021 - 21:31
 Nga 28 dhjetori në Gjermani ndeshjet do të zhvillohen me dyer të mbyllura

Situata e COVID-19 sa vjen e përkeqësohet në Gjermani.

Pasi mbyllën stadiumet pjesërisht në bazë të vatrave më të shumta të infektimeve deri në datën 19 dhjetor, në Gjermani kanë marrë vendimin drastic që duke nisur nga 28 dhjetori e në vazhdim të gjitha ndeshjet e futbollit në çdo lloj kategorie të luhen me dyer të mbyllura.

Këtë lajm e ka bërë të ditur kancelari gjerman Olaf Scholz në një konferencë për shtyp nga Berlini, pas takimeve që ka pasur me krerët e rajoneve të ndryshme të cilët e kanë shtyrë që të përshkallzohen masat pasi situate e COVID-19 në Gjermani ka dalë jashtë kontrollit.

(Kosova Sot Online)