U bë virale videoja në internet – Nate Diaz kërcënohet nga personi që qëndronte me pije në dorë

  • S.A /
  • 22 December 2021 - 16:29
U bë virale videoja në internet – Nate Diaz kërcënohet nga personi që qëndronte me pije në dorë

Një person në një prej videove më qesharake këtë vit dëshiron të hakmerret.

Gjatë ndeshjes së boksit mes Jake Paul dhe Tyron Woodley, i preferuari i tifozëve të UFC-së, Nate Diaz, në mënyrë qesharake bëri një kërcënim të çuditshme duke u shtirur se do të godiste një person që po qëndronte afër ringut.

ShqetësimI i personit në fjalë ishte i dukshëm, duke derdhur pijen e tij, ndërsa Diaz thjesht u largua nga aty.

Pamjet e incidentit u bënë menjëherë virale – madje edhe presidenti i UFC, Dana White e ndau atë!

Rezulton se njeriu në fjalë është në të vërtetë luftëtari në MMA, Carrese Archer – dhe ai dëshiron të hakmerret tani.

Pasi e gjeti veten në qendër të vëmendjes ditët e fundit, duke marrë miliona shikime në internet, Archer tani ka premtuar se do ta nokautojë Diazin.“Përshëndetje botë, unë i kam parë të gjitha të qeshurat – të gjithë qeshin, ha-ha”, deklaroi Archer në një video të postuar në Instagramin e tij.

“Të njëjtat gjëra që të bëjnë të qeshësh, të bëjnë të qash. Nate Diaz është një qen femër e mirëfilltë”.

“Ai kishte policinë me vete, e kishte sigurinë që e mbronte dhe ju do të më kërcënoni dhe do të përpiqeni të më godisni me grusht kur nuk po i kushtoj vëmendje?! Dhe, a mendoni se ky njeri është një gangster?!”.“Unë jam një qen i vërtetë rruge, jam në rrugë, besoni! Dana White, të pashë që postove videon duke qeshur dhe menduat se ishte qesharake? Vë bast që nuk do të mendoni se është qesharake kur të nënshkruani me mua për një ndeshje dhe unë të nokautojë Nate Diaz në raundin e parë. E garantuar”, ka përfunduar ai.

Archer më pas postoi një video tjetër në mediat sociale, këtë herë duke qëndruar në një kafaz çeliku me këmishën e hequr, duke i kërkuar White që të nënshkruante me të një marrëveshje me një ndeshje.

As Diaz dhe as White nuk i janë përgjigjur ende thirrjes së Archerit, megjithëse është e vështirë të imagjinohet se i preferuari i fansave Diaz do të largohet nga marka e tij duke nënshkruar kontratën e re me UFC-në për t’u përballur me një person që pak kush e njeh.

https://www.instagram.com/danawhite/?utm_source=ig_embed&ig_rid=3899a999-7ca0-45eb-b733-a13cbc312e69

(Kosova Sot Online )