Renditja e FIFA-s: Belgjika e para për vitin e katërt radhazi, Shqipëria nuk lëviz vendi

  • S.A /
  • 23 December 2021 - 12:22
Renditja e FIFA-s: Belgjika e para për vitin e katërt radhazi, Shqipëria nuk lëviz vendi

Belgjika e ka mbyllur vitin në vendin e parë në renditjen e FIFA-s për vitin e katërt radhazi, ndërkohë që Shqipëria zë vendin e 66-të për vitin 2021.

FIFA e publikoi këtë të enjte renditjen e përditësuar, të fundit për këtë vit, pa ndonjë ndryshim të theksuar, pasi ekipet kombëtare nuk zhvilluan ndeshje në fundit e fundit.

Kjo nënkupton se Belgjika vijon të jetë e para dhe Shqipëria e 66-të njëlloj si në renditjen e kaluar, të publikuar në nëntor. Belgjika e zuri vendin e parë në renditjen e FIFA-s më 20 shtator 2018 dhe që prej atëherë nuk ka lëvizur vendi.

Hera që parë që Belgjika ishte renditur e para në ranglistën e FIFA-s në historinë e ekipit të vet kombëtar ishte nga nëntori 2015 deri në mars 2016.

Por vendi i parë është duke iu rrezikuar skuadrës së Roberto Martinezit, pasi ajo ka vetëm 2.1 pikë më shumë sesa vendi i dytë, Brazili.

Franca mbetet e treta, ndërsa Anglia dhe Argjentina e kompletojnë top pesëshen, para kampiones së Evropës, Italisë. Renditja e radhës e FIFA-s do të publikohet më 10 shkurt. 

(Kosova Sot Online )