Romelu Lukaku i paralajmëron Manchester Cityn dhe Liverpoolin

  • S.A /
  • 27 December 2021 - 09:53
Romelu Lukaku i paralajmëron Manchester Cityn dhe Liverpoolin

Romelu Lukaku ka thënë se Chelsea do ta trajtojë si finale çdo ndeshje të Premierligës deri në fund të sezonit, në ndjekje të liderit Manchester City në garë për titull, pas fitores kundër Aston Villës të dielën.

Chelsea e mposhti 3:1 Aston Villën me përmbysje të rezultatit në Villa Park, duke e arritur fitoren e parë pas dy barazimeve radhazi, për të mbetur në garë për titull në Premierligë.

Lukaku shkëlqeu duke e shënuar një gol dhe duke e fituar një penallti në ndeshjen e tij të parë pas mungesës shkaku i Covid-19.

Duke folur pas ndeshjes, Lukaku tha: “Ne jemi gjuetarë tani. Rezultatet e fundit nuk ishin më të mirat për neve dhe tani na duhet ta ndjekim (liderin Manchester City). Nga tani deri në fund të sezonit çdo ndeshje është finale për ne. Duhet t’i shohim ato si finale sepse çdo ndeshjen në Premierligë është e vështirë”, tha Lukaku pas ndeshjes.

Të kaltrit, që kishin barazuar dy herë dhe kishte humbur një herë në katër ndeshjet e kaluara, tani mbledhin 41 pikë në vendin e tretë në tabelë, gjashtë më pak se lideri Manchester City.

Liverpooli, ndeshja e të cilit me Leeds United e paraparë për të dielën u shty shkaku i koronavirusit, është i dyti me 41 në një garë trifrontëshe për titull në Premierligë.

 “Por sot (e diele) ne fituam dhe duhet të vazhdojmë dhe ta ndjekim pozitën e parë”, shtoi ai.

Chelsea do të përballet me Brightonin të mërkurën në ndeshjen e radhës në Premierligë.

(Kosova Sot Online )