Rangnick ia mbyll Cavanit derën e largimit nga Manchester Unitedi

  • S.A /
  • 03 January 2022 - 09:36
Rangnick ia mbyll Cavanit derën e largimit nga Manchester Unitedi

Trajneri i përkohshëm i Manchester Unitedit, Ralf Rangnick, ka thënë se dëshiron që sulmuesi Edinson Cavani të qëndrojë patjetër në Old Trafford deri në përfundim të këtij sezoni.

Cavani, i cili iu bashkua Unitedit si lojtar i lirë nga Paris Saint-Germaini më 2020, nënshkroi vazhdimin e marrëveshjes me klubin deri në qershor 2022.

Për përfaqësuesin e Uruguait është thënë se mund t’i bashkohet Barcelonës apo Juventusit në janar.

“Ai e di se unë nuk do ta lejojë të largohet assesi”, tha Rangnick.

“I kam thënë qysh nga dita e parë se, për mua, ai është lojtar tejet i rëndësishëm. Ai mbase është i vetmi që mund të luaj si sulmues me shpinë kah porta dhe me fytyrë kah porta”, shtoi ai.

“Profesionalizmi dhe etika e punës së tij janë mahnitëse dhe i kam thënë se dua që ai të qëndrojë patjetër deri në fund të sezonit. Ai e di këtë”, nënvizoi ai.

(Kosova Sot Online )