“Vetëm cilësia s’mjafton” – Ylli i Man Unitedit i kritikon bashkëlojtarët pas humbjes ndaj Wolves

  • S.A /
  • 04 January 2022 - 08:48
“Vetëm cilësia s’mjafton” – Ylli i Man Unitedit i kritikon bashkëlojtarët pas humbjes ndaj Wolves

Luke Shaw i ka kritikuar bashkëlojtarët e vet për mungesë motivimi dhe intensiteti, pas humbjes së Manchester Unitedit 1:0 kundër Wolves të hënën.

Joao Moutinho e shënoi golin vendimtar në minutën e 82-të në Old Trafford për t’ia shkaktuar djajve të kuq disfatën e parë nën udhëheqjen e trajnerit të përkohshëm Ralf Rangnick.

Shaw e pranoi se ndihet i zhgënjyer me paraqitjen e ekipit të vet, duke thënë se vizitorët shënuan fitore të lehtë.

Mbrojtësi i majtë anglez nënvizoi se vetëm cilësia nuk mjafton për të fituar në Premierligë.

“Nuk ishim të mirë, vuajtëm, nuk ishin në gjendje ta mbanim topin dhe kur nuk e kishim topin nuk ishim mjaftueshëm agresivë. Asnjëherë nuk iu bëmë atyre presion”, tha Shaw pas ndeshjes.

“Kemi qenë këtu për një kohë të gjatë, mbase sonte hasëm në vështirë, por nuk mendoj se ishim të bashkuar sonte. Nëse i shikon lojtarët që e i kemi, ne kemi cilësi të jashtëzakonshme, por nganjëherë cilësia nuk mjafton”, shtoi ai.

Ky rezultat nënkupton se ekipi i Rangnick mbetet në vendin e shtatë në Premierligë, derisa Wolves ngrihen në vendin e tetë dhe janë vetëm tri pikë larg djajve të kuq.

(Kosova Sot Online )