Manchester Unitedi e regjistroi rezultatin më të keq në 40 vitet e fundit kundër Wolves

  • S.A /
  • 04 January 2022 - 09:35
Manchester Unitedi e regjistroi rezultatin më të keq në 40 vitet e fundit kundër Wolves

Manchester Unitedi humbi kundër Wolves në Old Trafford për herë të parë që prej vitit 1980 këtë të hënë. Disfata 1:0 i dha fund një ecuri prej më shumë se 40 vjetëve pa humbje ndaj këtij kundërshtari.

Po ashtu, ecuria prej pesë ndeshjeve nën udhëheqjen e trajnerit të ri Ralf Rangnick mori fund mbrëmë me atë rezultat.Djajtë e kuq vazhdojnë të kenë vështirësi ndaj ekipeve më të vogla, pasi edhe javën e kaluar barazuan 1:1 me Newcastle United.

Wolves u futën në fushë sypatrembur për të sulmuar, duke i bërë 15 goditje në 45 minutat e parë, më shumë se çdo ekip tjetër vizitor në një pjesë të parë në Old Trafford.

Puna e tyre u shpërblye në minutën e 82-të, kur Joao Moutinho e shënoi golin e triumfit me një goditje të bukur jashtë zonës.

Wolves e mbaroi ndeshjen me 19 goditje drejt portës së United, lojtarët e të cilit i bënë vetëm nëntë goditje në drejtim të portës kundërshtare.

(Kosova Sot Online )