Media spanjolle: Haaland zgjedh Barcelonën

  • A.P /
  • 04 January 2022 - 17:30
Media spanjolle: Haaland zgjedh Barcelonën

Haaland është lojtari më i kërkuar nga klubet e mëdha në Evropë. Sulmuesi norvegjez i Borussia Dortmundit do të jetë në fokus të merkatos gjatë verës së ardhshme dhe të gjithë duan ta marrin atë në radhët e tyre.

Megjithatë, sipas informacioneve nga Deportes Cuatro, Haaland do të kishte zgjedhur të luante për Barcelonën, raporton SPORT,

Norvegjezi është joshur shumë nga ideja për të luajtur në Spanjë, një vend që ai e do, dhe do të nënshkruante me Barcelonën para Real Madridit.

Gjithnjë sipas informacioneve të sipërpërmendura, Haaland nuk do të donte të shkonte te Real Madrid për të shmangur ndarjen e një skuadre me Mbappen, i cili do të transferohet në verë.

Haaland dhe Mbappé janë trashëgimtarët e fronit të dinastisë mes Messit dhe Cristiano Ronaldos dhe për këtë arsye ata nuk do të donin të bashkoheshin në të njëjtat skuadra. 

Nëse të dy do të vinin në La Liga Santander, i gjithë fokusi do të ishte mbi ta për të parë se kush e fiton ‘luftën’ mes Barçës dhe Madridit, një nga duelet më të ndjekura në botë.

(Kosova Sot Online)