Tri klube të Premierligës e duan Coutinhon

  • S.A /
  • 05 January 2022 - 09:17
Tri klube të Premierligës e duan Coutinhon

Mesfushori i Barcelonës, Philippe Coutinho, është duke u kërkuar nga tri klube të Premierligës, Liverpooli, Aston Villa dhe Evertoni, sipas Goal. Coutinho më parë do të kthehej në Premierligë sesa të kthehej në atdheun e vet Brazil.

Barcelona dëshiron ta largojë brazilianin për ta ulur shumën e pagave, në mënyrë që të jetë në gjendje ta regjistrojë Ferran Torresin dhe lojtarët e tjerë që i bashkohen klubit.

29-vjeçari nuk ka pasur hapësirë në ekipin e parë të Barçës, pasi i ka bërë vetëm 13 paraqitje si titullar në dy sezonet e fundit në ligë.

Dëshira e klubit dhe e lojtarit është t’i ndajnë rrugët dhe Anglia do të ishte shtëpi e njohur për brazilianin, në përpjekje për ta shpëtuar karrierën.

Rikthimi në Brazil është vështirë i mundshëm, duke e parë pagën e tij të lartë.

Liverpooli, Aston Villa dhe Evertoni i kanë ofruar atij mundësi për t’u kthyer në Premierligë.

(Kosova Sot Online )