Barcelona shpëton për pak, fiton dhe kualifikohet

  • A.P /
  • 05 January 2022 - 22:00
Barcelona shpëton për pak, fiton dhe kualifikohet

Barcelona është kualifikuar në mesin e 16 skuadrave më të mira në Copa del Rey.

Të besuarit e Xavi Hernandez fituan me përmbysje ndaj Linares Deportivo, pasi e mbyllën pjesën e parë duke humbur 1-0.

Në pjesën e dytë, Barça shënoi dy gola të shpejtë me Ousmane Dembele fillimisht që shënoi për 1-1 në minutën e 63’ dhe më pas i riu Jutgla për 2-1 në minutën e 69’.

Kështu, Barcelona në mes të frikës arriti të sigurojë një biletë për në fazën tjetër të Copa Del Rey dhe është në pritje që të mësojë emrin e kundërshtarit të ardhshëm.


(Kosova Sot Online)