Milan e Roma synojnë të nisin vitin me këmbë të mbarë, gjithçka gati për derbin në Serie A

  • A.P /
  • 06 January 2022 - 17:43
Milan e Roma synojnë të nisin vitin me këmbë të mbarë, gjithçka gati për derbin në Serie A

Janë publikuar formacionet zyrtare për sfidën mes Milanit dhe Romës.

Milani dhe Roma do të synojnë të nisin mbarë vitin 2022.

Në “San Siro”, të dy skuadrat kërkojnë vetëm pikët e plota, por në fund vetëm njëra mund t’i rrëmbejë ato, ose t’i ndajnë nga një pikë.

Milani ka mbetur katër pikë prapa liderit, Interit dhe nuk guxon të gabojë, derisa Roma ka objektiv rikthimin në Ligën e Kampionëve, është gjashtë pikë larg asaj zone.

(Kosova Sot Online)