Villa e Barcelona në bisedime për Coutinhon, huazim 16 muaj

  • S.A /
  • 07 January 2022 - 09:38
Villa e Barcelona në bisedime për Coutinhon, huazim 16 muaj

Coutinho është rrugës për t’u larguar nga Barcelona

Philippe Coutinho ndoshta mund t’i bashkohet  Aston Villës në formë huazimi për 16 muaj nga Barcelona, raporton Toni Juanmarti.

Steven Gerrard nuk e mohoi të enjten afrimin e ishit të Liverpoolit, që nuk e ka gjetur veten te Barcelona.

Problemi i vetëm që ende nuk është zgjidhur sipas El Chiringuito, është paga e lojtarit, pasi Villa dëshiron të paguajë vetëm 60% të saj, diçka që Barça ende s’e ka dhënë aprovimin.

(Kosova Sot Online )