
Haaland, prioritet i Man Cityt

Kampionët anglezë janë të vendosur për ta transferuar sulmuesin e Borussia Dortmundit verën që vjen
Manchester City e ka bërë prioritet transferimin e Erling Haalandit.
Kampionët anglezë do të mundohen me të gjitha forcat që ta sjellin sulmuesin norvegjez në “Etihad Stadium”.
Për këtë siguron mediumi britanik “The Athletic”.
Futbollisti i Borussia Dortmundit lidhet edhe me një kalim të mundshëm në Real Madrid ose në Barcelonë.
Mirëpo, trajneri Pep Guardiola shpreson që Haaland ta ndjek rrugën e babait të tij, Alfie Haaland, i cili kishte luajtur për Cityn.
Ish-futbollisti i Salzburgut është sot njëri prej sulmuesve më të rrezikshëm në futbollin evropian.
(Kosova Sot Online)