Roma dhe Juventus në një betejë për top katërshe

  • A.P /
  • 09 January 2022 - 17:55
Roma dhe Juventus në një betejë për top katërshe

Roma dhe Juventusi do të përballen sot në një betejë për top katërshe në Serie A, në një kohë kur të dy klubet po kalojnë nëpër formë të luhatshme.

Roma e pret Juven në Stadiumin Olimpik në kryeqytetin italian për derbin e javës në Serie A që nis në orën 18:30.

Juventusi është gjashtë pikë larg top katërshes, ndërsa Roma nëntë pikë.

Derisa skuadra e Massimiliano Allegrit i ka fituar tri prej pesë ndeshjeve të fundit, duke barazuar në dy të tjerat, ajo e Jose Mourinhos i ka fituar vetëm dy dhe i ka humbur dy të tjera, si dhe ka barazuar një herë tjetër.

Mourinho nuk do të mundë të llogarisë në Nicolo Zaniolon, ndërkohë që blerja e re Ainsley Maitland-Niles debuton.

Allegri do të luajë nga fillimi me dyshen sulmuese Paulo Dybala dhe Federico Chiesa.

Formacionet zyrtare:

Roma: Rui Patricio; Smalling, Cristante, Ibanez; Maitland-Niles, Veretout, Mkhitaryan, Pellegrini, Vina; Afena-Gyan, Abraham

Juventus: Szczesny; Cuadrado, Rugani, De Ligt, De Sciglio; Bentancur, Locatelli; McKennie, Dybala, Chiesa; Kean

(Kosova Sot Online)