“Ronaldo nuk dorëzohet lehtë, nuk e shoh të largohet nga United”

  • S.A /
  • 22 janar 2022 - 09:25
“Ronaldo nuk dorëzohet lehtë, nuk e shoh të largohet nga United”

Mikael Silvestre, ish futbollisti i Manchester United, nuk beson se Cristiano Ronaldo do të largohet nga Manchester United në verë. United po kalon sezon të vështirë që ka frustruar edhe Ronaldon, por 36-vjeçari s’do të lërë klubin e ëndrrave pa fituar diçka të rëndësishëm.

Duke folur për GOAL, Silvestre tha: “Ai është i frustruar. Jo me performancën e tij – ndoshta pak sepse ai gjithmonë dëshiron të shënojë më shumë dhe të japë më shumë asistime – por ai është si çdo lojtar, anëtar i stafit dhe tifoz që e do Unitedin dhe shfaq zhgënjimin. Kjo është normale. Ai është shumë kërkues ndaj vetes dhe bashkëlojtarëve të tij, kështu që është i frustruar”.

“Duhet ta kuptoni se gjithçka që ai dëshiron është më e mira për Unitedin. Ai e bëri të qartë se u kthye për të fituar trofe, kështu që për momentin nuk po duket mirë në Premier League. Në Evropë ka një shans. Duhet të ketë një përmirësim përndryshe ai do të jetë më i mërzitur”.

“Ai nuk dorëzohrt lehtë. Rikthimi në shtëpi është diçka shumë e madhe për të. Ai ka arritur shumë me këtë klub dhe tani që mund të jetë një sezon pa trofe, prapë se prapë nuk e shoh që të largohet aq lehtë”. 

(Kosova Sot Online )