Conor McGregor i kthehet oktogonit të UFC-së në verë

  • A.P /
  • 24 January 2022 - 19:34
Conor McGregor i kthehet oktogonit të UFC-së në verë

Rikthimi i Conor McGregor është shumë afër, ka thënë Dana White, president i UFC për TMZ Sports të hënën, derisa superylli holandez pritet që të luftojë në verë

“Mendos se, por”, tha Dana kur u pyet nëse ai pret që 33 vjeçari të luftojë gjatë vitit 2022. “Ai është duke i bërë gjërat mirë me këmbën e tij të djathtë. Shpresoj që ai të kthehet gjatë verës”.

White mendon që procesi i rikuperimit po ecën mirë dhe pret që McGregor të kthehet përsëri në aksion dhe mos ta zgjat mo.

Kundërshtarët e mundshëm të Conor McGregor

‘The Notorious’ ka humbur tri nga katër ndeshjet e fundit prej që mori pushim nga artet mikse marciale për shkak të lindjes se fëmijës së parë dhe bëri prova në një ndeshje boksi ku u ndesh kundër Floyd Mayweather Jr.

Ndër kundërshtarët e mundshëm për ish kampionin e kategorisë së lehtë dhe super të lehtë është kampioni aktual, braziliani Charles Oliveira.

McGregor për momentin është në vendin e 9-të në divizionin e kategorisë së lehtë të UFC-së pas luftëtarëve si: Oliveira, Justin Gaethje, Poirier, Michael Chandler dhe Tony Ferguson.

 

(Kosova Sot Online)