Milani dhe Napoli në garë për Bajramin, mësohet çmimi që kërkon Empoli

  • A.P /
  • 26 January 2022 - 18:29
Milani dhe Napoli në garë për Bajramin, mësohet çmimi që kërkon Empoli

Gazetari i njohur italian, Nicolo Schira ka njoftuar se Milani dhe Napoli janë të interesuara për shërbimet mesfushorit shqiptar, Nedim Bajrami.

Bajrami ka shkëlqyer në këtë sezon me fanellën e Empolit dhe tashmë është shumë i kërkuar nga disa skuadra të ndryshme.

Lajmi i madh është se Milani dhe Napoli, dy skuadra që po rikthehen në majat e futbollit italian, janë duke e konsideruar transferimin e tij.

Empoli po kërkon 12 milionë euro për skuadrat e interesuara.

(Kosova Sot Online)