Largimi i Muriqit i mundëson Lazios transferin e Jovane Cabral

  • A.P /
  • 28 January 2022 - 19:08
Largimi i Muriqit i mundëson Lazios transferin e Jovane Cabral

Lazio dhe Sportingu janë në kontakte të vazhdushme me bardhekaltërit të cilët po synojnë huazimin e Cabral

Bardhekaltërit ende nuk kanë bërë ndonjë huazim në këtë janar, me tregun që është bllokuar për shkak të indeksit të likuiditetit, e cila gjë do të thotë se ata duhet të shesin lojtarë para se të bëjnë nënshkrime të reja.

Siç ka raportuar TuttoMercatoWeb, Lazio janë duke kërkuar nënshkrimin me 23 vjeçarit në një marrëveshje huazimi me opsion blerjen për 8 milionë euro. Ata shpresojnë që Vedat Muriqi të largohet për në Mallorca sa më shpejt që është e mundur, e cila gjë do t’ju mundësonte atyre finalizimin e kësaj marrëveshje.

Sulmuesi nga Kape Verde, i cili mund të luan si sulmues i krahut në të dy krahës por edhe në sulm, derisa ka bërë 17 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon, duke luajtur 707 minuta. Gjatë kësaj kohe ai ka shënuar tri gola dhe ka bërë një asist. Ai po ashtu ka munguar në disa ndeshje për shkak të lëndimit të tij.

(Kosova Sot Online)