Po shkëlqen me Leipzigun, Liverpool, United e PSG pas Nkunkus

  • S.A /
  • 07 February 2022 - 16:22
Po shkëlqen me Leipzigun, Liverpool, United e PSG pas Nkunkus

Christopher Nkunku është njëri nga mesfushorët ofensivë më të mirë në Evropë këtë edicion. Mesfushori francez është duke shkëlqyer me fanellën e RB Leipzig duke shënuar e asistuar vazhdimisht. 24-vjeçari falë formës së mrekullueshme ka zgjuar edhe interesimin e skuadrave të mëdha evropiane. Skuadrat e mëdha evropiane si Liverpool, Arsenal dhe ish-skuadra e francezit PSG kanë shprehur tanimë interesim për të.

Reprezentuesi francez ditë më parë deklaroi se ndihet mirë në Leipzig dhe nuk mund të flas për të ardhmen e tij. Megjithatë mediat në Francë janë të bindura se Nkunku po kalon muajt e fundit në Bundesliga. Vlera e tij ka shkuar mbi 50 milionë euro dhe raportohet se Leipzig do të ishin të kënaqur ta merrnin një ofertë të tillë. Nkunku këtë edicion është paraqitur në 30 takime me Leipzigun ku ka shënuar 18 gola dhe ka asistuar në 13 të tjerë. Gara për t’i siguruar shërbimet e francezit duket se do të jetë e ashpër në verë, por largimi i tij nga Bundesliga tanimë duket i sigurt.

(Kosova Sot Online )