Ndodh edhe kjo, refuzoi Barcelonën dhe Juventusin për Sevillën

  • G.G /
  • 09 February 2022 - 14:33
Ndodh edhe kjo, refuzoi Barcelonën dhe Juventusin për Sevillën

Nuk është thashetheme më, Barcelona seriozisht ishte e interesuar për Anthony Martial.

Ish-lojtari i Manchester United e ka zbuluar këtë, duke treguar se preferoi Sevillën para ekipit të Xavi Hernandez, vendim pak i çuditshëm ky.

Ai gjithashtu ka zbuluar se atë në janar e deshi edhe Juventusi.

“Është e vërtet, Juventusi tentoi të më transferoi”, tha ai. “Unë i thash agjentit tim se preferoj të shkoj në Sevilla. Ishte opsioni më i mirë për mua dhe familjen time. Barcelona gjithashtu ka folur me agjentin tim, por siç ju tregova, unë i thash agjentit tim se prioriteti im është Sevilla dhe kur unë them diçka, nuk ndërroi mendje, e mbaj fjalën”.

(Kosova Sot Online)