Vdes në moshë të re sportisti i njohur nga Kosova!

  • G.G /
  • 10 February 2022 - 11:38
Vdes në moshë të re sportisti i njohur nga Kosova!

Sporti kosovar ka marrë një lajm të hidhur mbrëmjen e sotme.Ka vdekur në moshë të re ish-karateisti, Sejdulla Veseli, dikur anëtar i klubit të karatesë Fituesi nga Ferizaj.

Lajmin e ka bërë të ditur edhe trajneri i klubit Fituesi, Bajram Bajrami.

“Paska ndërruar jetë ish kampioni i KK Fituesit, Sejdulla Veseli, një nga nxënësit e gjeneratës së artë të klubit”.“Ngushëllime Familjes dhe gjithë atyre që e njohën, Zoti na bashkoftë në xhehnet”, ka shkruar trajneri i KK Fituesi, Bajrami.

(Kosova Sot Online)