Hakimi: Real Madridi nuk pati besim në mua asnjëherë

  • S.A /
  • 14 February 2022 - 09:10
Hakimi: Real Madridi nuk pati besim në mua asnjëherë

Hakimi është marrë në intervistë nga ‘MARCA’ në prag të super sfidës ndaj Real Madrid. Achraf Hakimi është një tjetër nga protagonistët e mëdhenj të duelit të nesërm në Paris. Hakimi ka qenë një lojtar në pronësi të ‘Los Blancos’, ku më pas u huazua te Dortmund e pas gjermanëve tek Inter. Hakimi ka pasur gjithnjë të njëjtën formë te secili ekip që ka luajtur me një performancë të fortë dhe të shpejtë që e karakterizon. Ai është pyetur nga gazetari i ‘MARCA’ për edhe ish-ekipin e tij, Real Madrid.

A ishte lamtumira e tij atëherë për shkak të mungesës së pjekurisë apo Real Madridit i mungonte besimi?

“Pak nga të dyja. Është e vërtetë që kur i bashkohesh Madridit për herë të parë, klubi nuk ka besim të plotë te ty sepse je i ri. Por më pas kur u largova në Dortmund, dola në huazim dhe pata dy sezone të shkëlqyera dhe më pas duhej të kthehesha dhe të vendosja për të ardhmen time.

Madridi ende nuk ishte I bindur prej meje edhe pse pata 2 sezone shumë të mira me Dortmund, ata nuk dëshironin të vendosnin bast për mua.”

(Kosova Sot Online )