Dembele do të luajë kur Barcelona të ketë nevojë për të, thotë Xavi

  • S.A /
  • 17 February 2022 - 09:50
Dembele do të luajë kur Barcelona të ketë nevojë për të, thotë Xavi

Trajneri i Barcelonës, Xavi, ka thënë se Ousmane Dembele mund të luajë për herë të parë titullar në Camp Nou që prej sagës turbulente të janarit, kur Barça të përballet me Napolin sonte në Ligën e Evropës.

Dembele u paraqit për Barçën për herë të parë pas më shumë se një muaji si zëvendësues në barazimin 2:2 me Espanyolin të dielën.

Sulmuesi 24-vjeçar u la jashtë skuadrës gjatë afatit kalimtar të janarit, pasi drejtuesit e klubit u përpoqën ta largonin atë, por francezi vendosi të qëndrojë në Camp Nou deri në përfundim të kontratës në qershor.

Xavi la të kuptohej se Dembele mund të luajë titullar kundër Napolit në Camp Nou të enjten.

“Ne nuk e hedhim poshtë mundësinë që ai të luajë në shtëpi apo në udhëtim. Se a luan ai apo jo varet vetëm nga mënyra se si stërviten lojtarët dhe se kush është më i mirë e kush më i keq. Ai mund të luajë”, tha Xavi.

“Ai ka luajtur tashmë kundër Espanyolit dhe na ka ndihmuar shumë në 20 minutat e fundit”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online )