Real Madrid – Haaland, afër marrëveshjes

  • S.A /
  • 19 February 2022 - 09:23
Real Madrid – Haaland, afër marrëveshjes

Real Madridi i ka avancuar bisedimet me përfaqësuesit e Erling Haalandit. Tifozët serbë dhe ata çekë brohorasin së bashku për Kosovën Studentja shqiptare zbulon një metodë të re të humbjes së peshës. Mediat spanjolle me këtë rast sigurojnë se sulmuesi norvegjez nga sezoni i ardhshëm do të mund të luajë në La Liga.

Sipas mediumit “Sport”, “Los Blancos” kanë biseduar me përfaqësuesit e lojtarit, përfshirë këtu edhe babanë e tij. Me këtë rast, klubi i tij aktual, Borussia Dortmund është në dijeni për bisedimet që po zhvillohen në mes të palëve. Marrëveshja do të varet posaçërisht nga dëshira e Haalandit. Nëse ai dëshiron, mund të përfundojë në “Santiago Bernabeu” gjatë verës që vjen. Ndërkohë, interesim për ish-lojtarin e Salzburgut kanë shfaqur edhe gjigantët tjerë evropianë. Haaland është sot njëri prej sulmuesve më të mirë në futbollin evropian. 

(Kosova Sot Online )