Manchester United dje arriti një fitore jubilare

  • S.A /
  • 21 February 2022 - 10:09
Manchester United dje arriti një fitore jubilare

Manchester United dje shënoi fitore me rezultat 2:4 ndaj Leeds Unitedit në kuadër të javës së 26-të në Premierligë. Kështu, “Djajtë e Kuq” e blinduan vendin e katërt në tabelë, pas dy fitoreve radhazi në elitën e futbollit anglez. Por, përveç kësaj, për Manchester United kjo fitore ishte pak më e veçantë dhe jubilare.

“Djajtë e Kuq” arritën 700 fitore në Premierligë brenda 1140 ndeshjeve sa i kanë luajtur.

Krahas 700 fitoreve, Man Utd ka regjistruar edhe 254 barazime dhe 186 humbje.

Arsenali dhe Chelsea janë ndjekësit më të afërt. Topçinjtë kanë 610 fitore, kurse “Blutë” një më shumë.

Image

(Kosova Sot Online )