Zyrtare: Alain Giresse prezantohet si trajner i ri i Kosovës

  • S.A /
  • 23 February 2022 - 13:56
Zyrtare: Alain Giresse prezantohet si trajner i ri i Kosovës

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka prezantuar sot (e mërkurë) trajnerin e ri Alain Giresse.

Disa muaj pas shkarkimit të zviceranit Bernard Challandes, FFK ka gjetur pasuesin e tij, të cilin e ka prezantuar sot në ambientet e hotel Emerald.

Bëhet fjalë për trajnerin francez, Alain Giresse, i cili nga sot do ta marrë drejtimin e Dardanëve.

Prezantimi i Giresse u bë nga i pari i FFK-së, Agim Ademi, në një konferencë shtypi të organizuar së bashku me Muharrem Sahitin dhe Bajram Shalën.

 

Trajneri francez ka nënshkruar një kontratë thuajse dyvjeçare me Kosovën të vlefshme deri në nëntor të vitit 2023.

Ndryshe, Giresse si trajner për disa vite ka menaxhuar skuadra si: Toulouse (1996-98 dhe 1999/2000), Paris Saint-Germain (1998) dhe FAR Rabat (2001/2003).

Nga viti 2004 ka filluar të jetë trajner i kombëtarëve ku ka drejtuar Gjeorgjinë (2004/2005), Gabonin (2006/2010), Malin (2010/2012 dhe 2015/2017), Senegalin (2013/2015) dhe Kombëtarja e fundit që Giresse ka menaxhuar është ajo e Tunizisë për sezonin 2018/19. 

(Kosova Sot Online )