Ekipi i madh anglez interesohet për Lewandowskin, e dëshiron në verë

  • S.A /
  • 11 March 2022 - 09:43
Ekipi i madh anglez interesohet për Lewandowskin, e dëshiron në verë

Ekipi i madh anglez, Manchester United ka shprehur interesim për transferimin e super sulmuesit të Bayern Munich, Robert Lewandowskit.Kjo konfiromohet nga gazetari i mediumit të madh gjerman Bild, Christian Falk. 

“Djajtë e Kuq” po monitorojnë me kujdes të madh negociatat mes sulmuesit polak dhe Bayern Munichut për rinovimin e kontratës. Nëse negociatat dështojnë, Manchester Unitedi do ta dëshironte qysh në verë sulmuesin 33-vjeçar.Lewandowski fitoi çmimin e më të mirit nga FIFA, teksa nuk po ndalon së shënuari gola në Bundesligë dhe Champions League. 

(Kosova Sot Online )