Festa e çmendur e Maqedonisë me shqiptarë në dhomën e zhveshjes pasi e eliminuan Italinë

  • S.A /
  • 25 March 2022 - 11:42
Festa e çmendur e Maqedonisë me shqiptarë në dhomën e zhveshjes pasi e eliminuan Italinë

Italia nuk ka arritur të sigurojë kualifikimin në Kampionatin Botëror. Kampioni aktual i Evropës është mposhtur në play-off nga Maqedonia e Veriut në sekondat e fundit të ndeshjes.Goli i fitores 0:1 erdhi në minutën e 90+2 nga Trajkovski, i cili heshti “Renzo Barberan” e stërmbushur me italianë.

Gol ky që dërgon Maqedoninë e Veriut në finalen e play-offit ku do të përballet me Portugalinë. Fituesi i atij takimi do të kualifikohet në Kampionatin Botëror që luhet në fund të vitit.

Pas triumfit, festa e tyre në dhomën e zhveshjes ishte e çmendur.

Në ekipin e Maqedonisë së Veriut ishin pesë lojtarë me prejardhje shqiptare, katër nga të cilët ishin startues. Bardhi, Ademi, Alioski dhe Musliu ishin startues, kurse Ethemi ishte në bankën rezervë.

Përveç kësaj, kryetari i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut është shqiptar, Muhamet Sejdini, me të cilin pasi shkuan në Kampionatin Evropian vitin e kaluar, po e kërkojnë mrekullinë tjetër, Kupën e Botës.

(Kosova Sot Online )