Liverpooli s’dorëzohet për rinovimin e kontratës me Salahun

  • S.A /
  • 26 March 2022 - 12:01
Liverpooli s’dorëzohet për rinovimin e kontratës me Salahun

Liverpool është ende duke shpresuar për të arritur një marrëveshje me Mohamed Salahun për rinovim të kontratës. E ardhmja e sulmuesit egjiptian ende është e paqartë, pasi ai së fundmi ka refuzuar të rinovojë kontratën me kushtet e ofruara. Megjithatë, sipas “Football Insider”, krerët e klubit të Liverpoolit shpresojnë për të nënshkruar marrëveshje të re me Salahun, por me kushte të reja, me klubin që beson se ai përfundimisht do të ulë kërkesat e tij rreth pagës. 29-vjeçari se dëshiron 500 mijë funte në javë për të qëndruar në “Anfield”.

Ndryshe, Salah ka shënuar 153 gola dhe ka shtuar 57 asistime në 239 paraqitje për “Të Kuqtë”.

Mohamed Salah ka kontratë të vlefshme me Liverpoolin deri më 30 qershor 2023.

(Kosova Sot Online )