Formula 1 fiton “jackpot”, siguron marrëveshje 1 miliardëshe në Las Vegas

  • S.A /
  • 31 March 2022 - 11:29
Formula 1 fiton “jackpot”, siguron marrëveshje 1 miliardëshe në Las Vegas

Formula 1 e qëlloi “jackpotin” në Las Vegas mbrëmë duke e siguruar një marrëveshje prej 1.2 miliardë eurosh, më e madhja në histori të sportit. Marrëveshja ka kohëzgjatje 10 vjeçare, ndërsa pista do të jetë prej më bashkëkohoreve. Pas muajsh bisedimesh, shefi ekzekutiv i F1, Stefano Domenicali fluturoi nga Londra për në Sin City për ta zyrtarizuar lajmin se Las Vegas Grand Prix do t’i shtohet kalendarit vitin tjetër.Gara do të jetë me 50 xhiro dhe do të mbahet të shtunën në njërën nga dy fundjavat e fundit të nëntorit, me gjasë në orën 22:00 të kohës lokale në Las Vegas, i cili po e përgatit një projekt gjigant për ta pritur këtë garë.

Besohet se gara që do të nisë në vitin 2023 mund t’i gjenerojë deri në 120 milionë euro.

Nëse gara zgjat më shumë se një dekadë, shuma prej më shumë se 1 miliard euro do të tejkalohet, duke e bërë Las Vegasin garën më fitimprurëse ndonjëherë. 

(Kosova Sot Online )